YouTube, rrjeti social më i përdorur në SHBA

Teknologji

YouTube, rrjeti social më i përdorur në SHBA

Më: 11 prill 2021 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Në vitin 2020, YouTube ishte rrjeti social më i përdorur në SHBA, i ndjekur nga Facebook, sipas një studimi nga Pew Research Center.

Sondazhi telefonik përfshiu rreth 1 500 persona: 81% e të anketuarve thanë se përdorin YouTube dhe 69% Facebook.

YouTube është, gjithashtu, rrjeti social me rritjen më të madhe të përdorimit, nga 73% në 2019.

Në preferencat e të intervistuarve ndjek Instagram, i cituar nga 40%, i ndjekur nga Pinterest dhe LinkedIn, me rreth 30% të të anketuarve, Snapchat, Twitter dhe Whatsapp, rreth 25%, ndërsa 21% përdorin TikTok dhe 13% Nextdoor.

Sipas qendrës kërkimore, Instagram, Snapchat dhe TikTok kanë përdorim më të madh midis te të anketuarit midis 18 dhe 29 vjeç, përkatësisht me 71%, 65% dhe 48%.

Pavarësisht nga një seri polemikash dhe ndjenjash relativisht negative në aspekte të ndryshme të medieve sociale, gati shtatë në dhjetë amerikanë thonë se përdorin media sociale, një përqindje që ka mbetur relativisht e qëndrueshme gjatë pesë viteve të fundit./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat