Google Pixel Watch mund të vijë gjatë muajit tetor

Teknologji

Google Pixel Watch mund të vijë gjatë muajit tetor

Më: 17 prill 2021 Në ora: 20:40
Google Pixel Watch

Google kohët e fundit u dha fansave të Wear OS një sugjerim se kompania po planifikon të vijë me orën e re Pixel Watch.

Por sipas burimeve të shumta duket se shpresa për orën e re nga Google mund të realizohet vetëm në tetor nëse parashikimi i datës së fillimit të Pixel Watch është i saktë.

Sipas Jon Prosser, Pixel Watch i Google është i koduar me emrin “Rohan” dhe do të ketë një ekran të mbështjellë me një kurorë të vendosur në qendër.

Nga paraqitja, është e mundur të shihet përdorimi i grupeve me ngjyra në deri në 20 opsione të ndryshme, gjithnjë sipas Prosser, i cili thotë se interpretimet bazohen në materialin e marketingut që ai e ka pare për orën e re.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat