Një mesazh mashtrimi po përhapet në telefonat Android në Britani

Teknologji

Një mesazh mashtrimi po përhapet në telefonat Android në Britani

Më: 23 prill 2021 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Një mashtrim përmes një mesazhi që prek telefonat Androit po përhapet përgjatë Mbretërisë së Bashkuar, kanë paralajmëruar ekspertët.

Sipas BBC, mesazhi – që pretendon të jetë nga një kompani e dërgesave të pakove, i bën përdoruesit të instalojnë një aplikacion gjurmimi – por në fakt është një softuer i dëmshëm, “spyware”.

I quajtur Flubot, ajo mund të mbizotërojë pajisjet dhe të spiunojë telefonat për të mbledhur të dhëna të ndjeshme, përfshirë edhe detaje bankare në internet.

Image

Operatori i rrjetit, Vodafone, tha se miliona mesazhe me tekst po dërgoheshin tashmë në të gjitha rrjetet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat