Spotify prezanton opsione të reja për ndarjen e përmbajtjes

Teknologji

Spotify prezanton opsione të reja për ndarjen e përmbajtjes

Më: 13 maj 2021 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Spotify ka njoftuar disa veçori të reja për ndarjen e përmbajtjes në platformat e palëve të treta.

E para, e quajtur “Dëgjo këtë pjesë”, lejon ndarjen e një pjese të veçantë të një podcast-i, në mënyrë që t’i postosh episodet nga momenti i dëshiruar.

Opsioni është i arritshëm duke klikuar në “share” dhe më pas në “sëitch to sharing”.

Një lajm tjetër ka të bëjë me ardhjen e Spotify Canvas në Snapchat dhe Facebook.

Kjo ka të bëjë me mundësinë e shndërrimit të një faqeje këngësh në një kopertinë video, shumë më tërheqëse për mediet sociale.

Deri më tani, funksioni ishte integruar vetëm në Instagram.

Së fundi, Spotify ka zhvilluar një ndërfaqe të re për ndarjen e smartphone-ve, që tregon më qartë pamjen paraprake të përmbajtjes që do të ndahet, përfshirë paraqitjen e veçantë për Instagram, Facebook dhe Snapchat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat