Mark Zuckerberg është parë me byzylykun Sharkbanz 84 dollarësh derisa bën ‘sërf’, pajisja thuhet se mund të mbajë larg peshkaqenët

Teknologji

Mark Zuckerberg është parë me byzylykun Sharkbanz 84 dollarësh derisa bën ‘sërf’, pajisja thuhet se mund të mbajë larg peshkaqenët

Më: 30 maj 2021 Në ora: 11:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Shefi ekzekutiv i Facebok, Mark Zuckerberg, është parë me një byzylyk të dizajnuar për t’u mbrojtur nga sulmet e peshkaqenëve, derisa bënte ‘sërf’ të enjten.

Fotografitë e ndara nga TMZ tregojnë Zuckerbegun me një byzylyk Sharkbanz, në kyçin e këmbës gjatë shëtitjes në dallgë me dërrasën e tij të sërfit hidrofil në Kauai, Hawai.

Një zëdhënës i Sharkbanz konfirmoi se bashkëthemeluesi i Facebook, kishte blerë një pajisje Sharkbanz 2 nfa faqja e internetit e kompanisë.

Image

Në fillim të këtij muaji, Zuckerberg postoi një video në bordin e ‘sërfit’. Në video ai duket se ka bartur byzylykun.

Byzylyku prej 84 dollarësh Sharkbanz, thuhet se mund të shmangë peshkaqenët duke lëshuar një rrymë elektrike që është krijuar për të mbajtur larg peshkaqenët, duke ndërhyrë në aftësinë e peshkaqenit për të ndjerë fushat elektromagnetike kur kërkon gjahun. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat