Snapchat heq filterin e shpejtësisë pasi paditet për të

Teknologji

Snapchat heq filterin e shpejtësisë pasi paditet për të

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Snapchat ka vendosur të heq një filter që tregon sa shpejt udhëton një përdorues i këtij aplikacioni kur bën një fotografi ose video.

Kompania kryesore e Snap tha se ky vendim erdhi ishte për shkak se ky opsion i shpejtësisë ishte përdorur shumë rrallë, por kjo mund të mos jetë arsyeja e vetme pasi që kompania është duke u paditur nga prindërit e dy të rinjve, të cilët pretendojnë se ishte pikërisht ky filter që inkurajoi djemtë e tyre për të drejtuar me shpejtësi të rrezikshme dhe u bë shkak për tri raste të vdekjes, shkruan BBC.

Snap tha se tashmë e kishte çaktivizuar këtë filter me shpejtësi lëvizëse, duke e kufizuar atë në 35 km / h (56 km / orë) dhe shtoi një paralajmërim që shkruan ”dëmtim katastrofik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat