Kina kundër monedhave virtuale

Teknologji

Kina kundër monedhave virtuale

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Kina ka vijuar sulmet kundër monedhave virtuale. Qeveria e Kinës u ka kërkuar bankave që të ndalojnë transaksionet me këto monedha. Ky urdhër pason një tjetër urdhër të dhënë pak ditë më parë që mbylli një fabrikë të prodhimit të Bitcion në provincën Sichuan.

Pas këtyre lëvizjeve nga qeveria kineze, çmimi i monedhës virtuale ra me më shumë 10%. Rënia e vlerës së kripovalutës është në vijim, pasi që nga Prilli çmimi i saj është përgjysmuar.

Ndërkohë Banka Popullore e Kinës ka deklaruar se kohët e fundit kishte urdhëruar disa banka të mëdha dhe kompanitë që të ndërmarrin veprime më të ashpra në lidhje me tregtinë e monedhave virtuale.

Bankave iu tha që të mos ofrojnë produkte ose shërbime duke kryer transaksione me kriptovaluta. Nga ana tjetër platforma kineze e pagesave në internet Alipay, e cila është në pronësi të gjigandit të teknologjisë financiare Ant Group, tha se do të vendoste një sistem monitorimi për të zbuluar transaksione të paligjshme të kriptovalutave.

Kina një vit më parë ka pasur rreth 65% të tregut të prodhimit të monedhës Bitcoin. Por me këto vendime pritet që ky treg të tkurret dhe po ashtu të ketë një rënie të mëtejshme të çmimit të monedhës virtuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat