Miliarderi Bezos ngacmohet në rrugë: A po ndihesh keq kur po të vdesin punëtorët e Amazone?

Teknologji

Miliarderi Bezos ngacmohet në rrugë: A po ndihesh keq kur po të vdesin punëtorët e Amazone?

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 14:46
Jeff Bezos

Në internet po qarkullon një video ku një person i lëshon fjalë në rrugë miliarderit, Jeff Bezos.

Bezos i cili është njeriu më i pasur në botë, është akuzuar disa herë për kushtet e rënda në të cilat punojnë punëtorët e Amazonës, kompanisë të cilën e udhëheq ai.

“Hej Xhef, a po ndihesh keq kur po të vdesin punëtorët e Amazone-t në magazinë nganjëherë?” e pyet ngacmuesi në rrugë teksa në të njëjtën kohë incizon.

Mirëpo Bezos, i cili fillimisht e kthen kryet dhe e dëgjon ngacmuesin, vendos më pas ta injorojë dhe të mos i përgjiet duke e vazhduar rrugën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat