Kjo është kompania ajrore më e mirë për vitin 2021

Teknologji

Kjo është kompania ajrore më e mirë për vitin 2021

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 16:29
Qatar Airways

AirlineRatings.com, uebsajti i famshëm i rangimit ka shpallur kompaninë “Qatar Airways” si më të mirën për vitin 2021.

Kompania është vlerësuar në bazë të sigurisë gjatë fluturimit që është edhe kriteri më i rëndësishëm, pastaj për inovacionet dhe përkushtimin për udhëtarët nga mbarë bota edhe gjatë pandemisë së Covid-19, operacionet e sigurisë, kërkimin e përsosmërisë dhe udhëheqjes në çështjet mjedisore.

Këta faktorë kanë bërë që “Qatar Airways” të jetë për këtë vit lider i industrisë ajrore. Çmimi i ekselencës në industrinë ajrore ndahet tash e 100 vjet dhe në gjykim vlerësohet siguria dhe auditet e qeverive respektive dhe janë 11 kritere bazë, së pari për t’u përfshirë në rangim, e më pas për t’u vlerësuar duke nisur nga vlerësimi i pasagjerëve, ofertat e produkteve dhe mosha e flotës së avionëve.

Bashkë me vlerësimin, “Qatar Airways” ka shënuar në 1 vit e gjysmë pandemi fitime vjetore të jashtëzakonshme, përpos krizës që pushtoi industrinë me anulimin e fluturimeve për thuajse 6 muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat