Intel do të prodhojë procesorët e kompanisë që ndërton procesorë për smartfonët

Teknologji

Intel do të prodhojë procesorët e kompanisë që ndërton procesorë për smartfonët

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 16:12
RibbonFET

Pasi zbuloi planet e kompanisë për 5 vjeçarin e ardhshëm në teknologjinë e procesorëve dhe sesi do të kapë rivalët TSMC dhe Samsung deri në 2025, Intel tha se së shpejti do të fillojë ndërtimin e çipeve për llogari të Qualcomm duke përdorur arkitekturën e re të tranzistorëve.

Për më tepër do të furnizojë qendrat e të dhënave të AWS me teknologjinë e re. Hapi më i madh përpara i Intel do të ndodhë në 2024-ën kur kompania ti hapë rrugë teknologjive RibbonFET dhe PowerVia.

RibbonFET do të jetë një tranzistor i ri i cili ka shpejtësi më të madhe dhe zë më pak hapësirë. Ndërsa PowerVia do të jetë metoda e re e përçimit të energjisë tek tranzistorët.

Intel do të prodhojë çipe për Qualcomm duke përdorur teknologjinë 20A edhe pse nuk u specifikua çfarë produktesh do të prodhojë. Qualcomm përdor disa fabrikat për të ndërtuar procesorët Snapdragon përdorur kryesisht tek pajisjet mobile. /PCWorld Albanian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat