Edhe këtë vit, ky është aplikacioni më i shkarkuar, por fitimet më të larta i ka një tjetër!

Teknologji

Edhe këtë vit, ky është aplikacioni më i shkarkuar, por fitimet më të larta i ka një tjetër!

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Annie App ka publikuar raportin tremujor të tendencave të shkarkimit të aplikacioneve në rang global dhe për këtë vit, ashtu si në vitin e kaluar, TikTok mbetet më i shkarkuari. Lista vijon kështu: 

1. TikTok
2. YouTube
3. Facebook
4. HBO Max
5. Instagram
6. Facebook Messenger
7. Snapchat
8. ZOOM Cloud Meetings
9. Cash App
10. Netflix

Megjithatë, ndonëse TikTok është i pari si "më i shkarkuari", fitimet më të mëdha i ka gjeneruar një tjetër platformë: YouTube, Në fakt, YouTube dhe HBO Max, janë të vetmet platforma që ndodhen tek të dyja listat "top 10", edhe si "më të shkarkuarat", dhe si ato "me më shumë fitime". Lista për aplikacionet me të ardhurat më të larta vijon si më poshtë:

1. YouTube
2. HBO Max
3. Tinder
4. Disney+
5. Twitch
6. Pandora Music
7. Google One
8. BIG LIVE
9. Hulu
10. Bumble App

"Annie" gjithashtu studioi se sa kohë po qëndrojmë në celular, veçanërisht pas pandemisë dhe rezultatet duken të frikshme. Ja sa orë shpenzojnë mesatarisht në ditë duke përdorur smartphone, njerëzit në këto vende:

Brazil: 5.4 orë
Indonezi: 5.3 orë
Indi: 4.9 orë
Koreja e Jugut: 4.8 orë
Meksikë: 4.7 orë
Turqi: 4.5 orë
Japoni: 4.4 orë
Kanada: 4.1 orë
SHBA: 3.9 orë
Mbretëria e Bashkuar: 3.8 orë
Rusia: 3.7 orë
Agentina: 3.6 orë
Australi: 3.5 orë
Francë: 3.5 orë
Gjermani: 3.5 orë
Kinë: 3.1 orë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat