Mjekët të alarmuar: Për shkak të rrjeteve sociale të rinjtë kanë filluar të zhvillojnë “gjeste të çuditshme”

Teknologji

Mjekët të alarmuar: Për shkak të rrjeteve sociale të rinjtë kanë filluar të zhvillojnë “gjeste të çuditshme”

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Një trend i ri alarmant po përhapet në të gjithë TikTok. Dhe ndryshe nga tendencat e mëparshme si marrëzitë anti-vaksinë, kjo ka shqetësuar mjekët dhe ka të bëjë me shëndetin neurologjik të fëmijëve.

Siç raportojnë mediat e huaja,  raportohet se një numër në rritje i përdoruesve të TikTok – kryesisht vajza dhe gra të reja – duket se kanë zhvilluar “gjeste të çuditshme”, të njohura si “tics”, të ngjashme me ato të karakterizuara nga sindroma Tourette, gjatë pandemisë.

Në mungesë të ndonjë shkaku tjetër të qartë, ekspertët po fajësojnë stresin e izolimit dhe pandeminë COVID-19 në përgjithësi, si dhe ekspozimin ndaj të tjerëve që demonstrojnë “tics” në mediat sociale.

“Është një epidemi brenda pandemisë”, ka thënë neurologu i Universitetit të Calgary, Davide Martino për Motherboard.

Mund të duket e pakuptimtë që adoleshentët po zhvillojnë “ticks” vetëm nga shikimi i videove në internet, por shkencëtarët po e marrin atë shumë seriozisht.

Një hulumtim i botuar në revistën “Movement Disorders” muajin e kaluar tregon një shpërthim ndërkombëtar në rastet e “tics” tek vajzat midis moshës 12 vjeç dhe 25 vjeç, gjatë pandemisë.

Siç thuhet më tej, kjo nxjerr në pah një dallim të rëndësishëm midis Sindromës Tourette dhe asaj që po përjetojnë përdoruesit e TikTok.

Tourette tenton të fillojë të prekë njerëzit në moshat më të reja, anon më shumë nga djemtë dhe shkakton “ticks” më pak ekstreme.

Gjithashtu, shumë nga njerëzit që raportuan këto “ticks” më të reja gjithashtu raportuan se kishin pasur ankth ose çrregullime të humorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat