Facebook ndalon punën në Instagram Kids pas shqetësimeve rreth “shëndetit mendor të adoleshentëve”

Teknologji

Facebook ndalon punën në Instagram Kids pas shqetësimeve rreth “shëndetit mendor të adoleshentëve”

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Planet për të krijuar një “përvojë në Instagram” për fëmijët nën 13 vjeç, të quajtur Instagram Kids, janë ndalur.

Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Facebook do të përdorte kohën për të dëgjuar “prindërit, ekspertët, politikëbërësit dhe rregullatorët”, shkroi kreu i Instagram, Adam Mosseri.

Kjo vjen pas hulumtimeve të brendshme të rrjedhura, sipas të cilave Wall Street Journal (WSJ) tha se Instagram ishte “toksik për vajzat adoleshente”.

Por në një blog të kohëve të fundit, kreu i kërkimit në Facebook Pratiti Raychoudhury e quajti këtë akuzë “thjesht jo të saktë”.

Instagram kërkon që përdoruesit të jenë të paktën 13 vjeç para se të krijojnë një llogari – por gjithsesi shumë fëmijë nën atë moshë e përdorin platformën.

Dhe kompania më parë i tha BBC News se Instagram Kids se do të ishte një “zgjidhje praktike për problemin e vazhdueshëm të industrisë së fëmijëve që gënjejnë për moshën e tyre për të hyrë në aplikacione” dhe do t’u mundësojë fëmijëve të lidhen me familjen dhe miqtë në një “mënyrë të përshtatshme për moshën”.

Por në prill, një letër e nënshkruar nga 99 grupe dhe individë, pretendoi se platforma “e fiksuar pas imazheve” ishte e rrezikshme për shëndetin dhe privatësinë e fëmijëve dhe bëri thirrje që projekti të “tërhiqet”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat