Risitë javore nga teknologjia

Teknologji

Risitë javore nga teknologjia

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 09:35
Roboti Astro

Java teknologjike që sapo e kemi lënë pas, ka shërbyer për të gjithë, një lajm që po e prisnim prej kohësh. Që kur pandemia e Covid-19 nisi, shitjet e kompjuterëve janë rritur ndjeshëm, e kjo për shkak të punës dhe shkollimit nga shtëpia.

Bashkë me këtë, përgjatë kësaj kohe, bota teknologjike ka qenë nën frikën e mungesës së çipave. E duket që kjo krizë globale, do të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit 2022, gjithmonë duke i ‘besuar‘, asaj çfarë ka thënë gjigandi AMD – kompania që shet procesorë dhe karta grafike për kompjuterët, konsola dhe serverë. Google Meet sa vjen e bëhet më praktik, kjo pasi këtë javë ka treguar se po teston një funksion i cili do të ndihmonte shumë video-konferencat sidomos me klientë të huajë, partnerë, studentë dhe punonjës. Gjiganti i teknologjisë është duke testuar përkthimin me tekst në kohë reale. Testimi po bëhet në gjuhën angleze dhe mund të përkthejë në gjuhët spanjolle, franceze, portugeze dhe gjermane. Ndryshime po sjell edhe Skype. Kompania paraqiti atë çfarë pritet të vijë deri në fundin e vitit, e që në fokus ka shpejtësinë, qëndrueshmërinë dhe dizajnin.

Informacione na kanë arritur edhe nga Instagrami. Vetëm pak javë më parë, pronarët e aplikacionit, Instagram, bënë të ditur se do ta lejojnë përdorimin e tij edhe për fëmijët nën moshën 13 vjeçare, mirëpo këto plane janë shumë të largëta. Platforma “Instagram Kids”, që u mendua të hapej, duke u konsultuar me prindërit, ekspertët, njohësit e ligjit dhe rregullatorët ligjorë, nuk u përkrah, pas një hulumtimi, i cili e cilëson rrjetin social si “toksik për vajzat e reja”.

Pjesë e top lajmeve javore ishte edhe gjigandi Amazon, i cili prezantoi produktin më të ri, që në fakt është roboti Astro. Ky robot mund të “patrullojë” shtëpinë automatikisht dhe të lajmërojë pronarët nëse vë re diçka jo të zakontë. Sa i përket programimit, kompania thotë se Astro, mund të programohet që të mos shkojë në disa zona të caktuara të shtëpisë tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat