Përditësimi më i ri i për konzolën PlayStation 5 rrit performancën

Teknologji

Përditësimi më i ri i për konzolën PlayStation 5 rrit performancën

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Përditësimi më i ri i sistemit softuerik për konzolën e PlayStation 5 ka arritur, dhe ka të bëjë me rritjen e performancës së sistemit.

Përdoruesit e konzolës më të re nga Sony do të ndjenjë një lloj fuqie në funksionimin e sistemit softuerik.

Ky përditësim nuk është masiv si përditësimi paraprak i sistemit që ishte i qasshëm gjatë 15 shtatorit, që çoi drejt mundësisë së zgjerimit të kapacitetit me M.2 SSD.

Por, është e tepërt të pritet që çdo përditësim për PS5 do të çojë drejt risive, por rifreskimi i kësaj konzole është shumë lajm i mirë, pasi nga Sony kanë bërë të ditur se kanë ide fantastike që do t’i përfshijnë në sistemin e PlayStation 5. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat