Huawei dhe Woman4Cyber Albania vijojnë aktivitetet për sigurinë kibernetike

Teknologji

Huawei dhe Woman4Cyber Albania vijojnë aktivitetet për sigurinë kibernetike

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 15:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zhvillimi i telekomunikacionit ka rritur potencialin për sulme kibernetike. Shqipëria, duke qenë një vend që ka përparuar shumë shpejt në fushën e komunikimit është më tepër e ekspozuar ndaj rreziqeve të natyrës kibernetike. Për të përballuar sfidat ndaj sistemeve të ndërlidhjes dhe të informacionit, Huawei në partneritet me Women4Cyber Albania ka vendosur të realizojë në Shqipëri disa workshop-e, ku tema kryesore është ”Higjiena Kibernetike”.

Workshop-i i radhës, u realizua në ambjentet e gjimnazit “Çajupi”, në kuadër të implemetimit të nismës #Huawei4HER. Ky modul i krijuar në lidhje me rutinën e higjienës kibernetike u prezantua tek pjesëmarrësit për të përvetësuar këshilla mbi aplikimin e masave të sigurisë në situata të ndryshme.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin drejtuesja e institucionit arsimor, Znj. Goce, administratorja e Njësisë Bashkiake Nr.3, Znj. Ergesta Ninga si dhe përfaqësuses të tjerë të interesuar.

Në fjalën e saj Znj. Goce pohoi se: “Realizimi i workshop-eve të tilla ndihmon në edukimin e të rinjve drejt përdorimit të sigurt të mjeteve të teknologjisë digjitale.” Ndërsa, Znj. Ninga shprehet se do vazhdojë ti mbështesë nisma të tilla si Women4Cyber Albania.

Ashtu si mësuesit, edhe nxënësit e pranishëm në këtë aktivitet e konsiderojnë shumë të rëndësishëm organizimin e aktiviteteve të tilla, pasi njohuritë e marra prej tij thellojnë dijet e marra përtej kurrikulave mësimore. Njëra prej pjesëmarrëseve u shpreh: “Jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij workshop-i, pasi nuk kisha dijeni se sa e rrezikuar isha në mjedisin kibernetik. Të gjitha këshillat që mora sot do t’i aplikoj në vijim”.

Duke qenë se tetori është Muaji i Ndërgjegjësimit mbi Sigurinë Kibernetike, Woman4Cyber do të vijojë takimet edhe me përfaqësues të sektorit të biznesit dhe akademisë për të promovuar aplikimin e masave me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në sisteme dhe pajisje.

Për të mësuar më tepër rreth aktiviteteve që do të realizohen në kuadër të sigurisë kibernetike, ju lutem ndiqni faqet në rrjetet sociale të mëposhtme.

Huawei në Shqipëri operon prej vitit 2011 duke sjellë fjalën e fundit të teknologjisë digjitale për konsumatorët, bizneset dhe institucionet. Si një prej gjigantëve të teknologjisë botërore, kompania ka ndërmarrë në vazhdimësi nisma lidhur me përdorimin e sigurt të teknologjisë digjitale apo edhe ofrimin e zgjidhjeve novatore e të sigurta. Huawei do të vazhdojë të nxisë nisma të tilla edhe në vazhdim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat