Facebook po planifikon të ndryshojë emrin

Teknologji

Facebook po planifikon të ndryshojë emrin

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 09:22
Foto Ilustrim

Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook Inc, po planifikon të ndryshojë emrin javën e ardhshme, raportoi mediumi The Verge të martën, duke cituar një burim me njohuri të drejtpërdrejtë të çështjes.

Sipas medieve të huaja, shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, planifikon të flasë për ndryshimin e emrit në konferencën vjetor të kompanisë, Connect, më 28 tetor, por mund të zbulohet më shpejt.

Sidoqoftë, në një përgjigje, Facebook, tha nuk komenton “thashethemet apo spekulimet”, raporton Reuters.

Lajmi vjen në një kohë kur kompania po përballet me një monitorim nga qeveria amerikane mbi praktikat e saj të biznesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat