Twitteri do të bëhet me një aplikacion mesazhesh

Teknologji

Twitteri do të bëhet me një aplikacion mesazhesh

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Twitter ka blerë Sphere, një aplikacion bisedash në grup i themeluar në vitin 2016 që synon t’i bëjë bisedat më interaktive dhe të organizuara.

Sphere i themeluar nga Tomas Halgas dhe Nick D’Aloisio, i cili më parë themeloi aplikacionin përmbledhës të lajmeve Summly, të cilin ai ia shiti Yahoo-së për një vlerë prej 30 milionë dollarësh të raportuar nuk zbuloi detajet financiare të marrëveshjes.

Një zëdhënës i Twitter konfirmoi lajmin për blerjen e Sphere, transmeton rtv21.tv.

Të gjithë punonjësit në ekipin e vogël prej 20 anëtarësh të Sphere do t’i bashkohen Twitterit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat