Policia liron robotin artist

Teknologji

Policia liron robotin artist

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 16:49
Ai-Da u mor nga agjentët gjatë javës së shkuar

Një robot britanik që përdor kamerat dhe një krah robotik për të krijuar piktura abstrakte, është liruar pas 10 ditësh nga policia kufitare në Egjipt.

Ai-Da u mor nga agjentët gjatë javës së shkuar pasi ata menduan se mund të kishte mjete të fshehura përgjimi. Sipas tyre, në fillim i kishte shqetësuar modemi e më pas kamerat.

Krijuesi i saj, Adam Meller, ofroi të hiqte modemin e robotit, por nuk mundej të vepronte në të njëjtën mënyrë me sytë sepse luajnë rolin kryesor në pikturat e saj. Ai-Da përdor algoritmet Al që të përkthejë regjistrimet e kamerave në sytë e saj në vepra arti.

Që prej së enjtes, roboti ka nisur të prezantojë pikturat e saj në Piramidën e Madhe të Gizës në një ekspozitë të artit kontemporan, të quajtur “Forever is Now” e cila do të zgjasë deri më 7 Nëntor. Ai-Da dhe skulptura e saj u dërguan në Kairo të mbyllura në valixhe të posaçme.

Skulptura prej argjile e robotit ëshë një interpretim i gjëegjëzës greke për Sfinksin, që përfaqësohet nga imazhi i Ai-Da me tre këmbë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat