Në Netflix arrijnë videolojërat, të parët i gëzohen përdoruesit e Android

Teknologji

Në Netflix arrijnë videolojërat, të parët i gëzohen përdoruesit e Android

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Netflix ka prezantuar lojërat e para për telefonat e mençur që në start do të jenë të qasshme për përdoruesit Android nga e tërë bota, thuhet në kumtesën e kësaj kompanie.

Këtë javë, përdoruesit e Netflix Android do të kenë qasje në përditësimet e reja që përfshijnë edhe lojëra, transmeton Telegrafi.

Për fillim do të mund të luajnë në pesë lojëra: Stranger Things: 1984, Stranger Things 3: The Game, Card Blast, Teeter Up dhe Shooting Hoops.

“Edhe pse është fillimi i rrugëtimit të gjatë, jemi të lumtur që mund të ofrojmë përvojën e lojërave që dallojnë nga ato që aktualisht janë të qasshme”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Lojërat e para kanë një grafikë relativisht të thjeshtë dhe me lehtësi mund të luhen, por nga Netflix kanë theksuar se me kalimin e kohës planifikojnë të dizajnojnë lojëra për të gjitha shtresat.

Aktualisht vetëm përdoruesit e Android mund t’i shfrytëzojnë këto risi nga Netflix, pasi që për iOS duhet të presin akoma. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat