Trilogjia e GTA-s është e padisponueshme për momentin në PC

Teknologji

Trilogjia e GTA-s është e padisponueshme për momentin në PC

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Trilogjia e lojës Grand Theft Auto (GTA) – The Trilogy – Definitive Edition u bë i padisponueshëm në dyqanin Rockstar Games më të njëjtën ditë kur u lansua.

Sipas medieve të huaja, trilogjia e cila vjen e paketuar me versionet e ripunuara të GTA III, GTA: Vice City dhe GTA: San Andreas supozohet se mund të luhej më 11 nëntor, por nuk është e disponueshme për shkak të mirëmbajtjes dhe problemeve të tjera.

Rockstar Support shkroi një postim në Twitter duke thënë se paketa e ripunuar aktualisht është e padisponueshme për t’u luajtur dhe gjithashtu për t’u blerë.

The Rockstar Games Launcher doli nga sistemi të enjten për shkaqe të mirëmbajtjes, derisa trilogjia gjithashtu dhe i gjithë grupi i lojërave të Rockstar, dyqani i tij, shkarkimet dhe sitemi cloud ishte i pa-qasshëm për më shumë se një ditë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat