Prekni Metavers-in me dorezën e realitetit virtual

Teknologji

Prekni Metavers-in me dorezën e realitetit virtual

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Meta, e njohur më parë si Facebook, po zhvillon një dorezë që do t’i lejojë përdoruesit të prekin objektet në realitetin virtual.

Këto janë doreza, të cilat mund të ofrojnë një ndjenjë unike – presioni dhe dridhjeje kur ndërveprojnë me mjedisin digjital.

Projekti është ende në fazat e para të kërkimit, por Meta thekson se qëllimi përfundimtar është çiftimi i dorezës me kufjet VR për të simuluar lojëra, ndërsa përdorimi përfundimtar do të jetë zbatimi në helmetat AR dhe VR.

“Ne përdorim duart tona për të komunikuar me të tjerët, për të mësuar rreth botës dhe për të ndërmarrë veprime në të. Ne mund të përfitojmë nga mësimi motorik gjatë gjithë jetës nëse jemi në gjendje të mundësojmë ndërveprime të plota praktike në realitetin e shtuar ose virtual”, thuhet në deklaratën e kompanisë Meta Reality Labs.

Theksohet se njerëzit mund të prekin, ndjejnë dhe manipulojnë objektet virtuale ashtu siç bëjnë me objektet reale, të gjitha pa pasur nevojë të mësojnë mënyra të reja të ndërveprimit me botën.

Meta thotë se dorezat përfundimisht do të duhet të jenë elegante, komode, të përballueshme, të qëndrueshme dhe plotësisht të adaptueshme dhe se kjo sfidë do të jetë shumë e vështirë për t’u kapërcyer.

Kompania aktualisht është duke hulumtuar dhe zhvilluar teknologjinë, me theks në peshën dhe shpejtësinë, si dhe duke krijuar softuerin e nevojshëm që mund të simulojë me saktësi fizikën e botës reale. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat