Një megajaht virtual shitet në Metaverse për 650 mijë dollarë

Teknologji

Një megajaht virtual shitet në Metaverse për 650 mijë dollarë

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Një jaht virtual i bërë në Metaverse për lojën online The Sandbox u shit për 650,000 dollarë.

Që kur themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg ndryshoi emrin e kompanisë në Meta, ngjarjet në Metaverse kanë tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendje.

Sandbox në përgjithësi është shumë e ngjashëm me video lojërat e tjera që mund të luhen në botën digjitale.

Lojtari mund të ndërtojë, zotërojë dhe fitojë para nga gjëra të ndryshme në platformë, por ndryshe nga Minecraft, ku gjithçka që ai bën i përket zhvilluesve të platformës, krijuesit e The Sandbox janë pronarët e vërtetë të aseteve digjitale dhe mund t’i shesin ato si në botën reale.

Një shembull është një megajaht i quajtur Metaflower, i cili do të ishte një luks i madh në botën reale.

Ka hapësirë ​​për një DJ, helikopter, xhakuzi, tre kuverta për argëtimin e të ftuarve dhe është pjesë e serisë Fantasy Collection në platformë dhe ofron akses në Marina Fantasy.

Jahti MetaFlower u shit për 650,000 dollarë pak ditë më parë.

Metaversi, sipas shumë njerëzve, së shpejti do të “shpërthejë” dhe asetet si ky jaht do të jenë një mundësi e shkëlqyer për të fituar para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat