Twitter vendos në zbatim një rregull të ri

Teknologji

Twitter vendos në zbatim një rregull të ri

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 19:32
Twitter

Twitter nuk do t’i lejojë më përdoruesit  të publikojnë foto apo video private të të tjerëve pa miratimin e tyre. Kjo është klauzola e re e kompanisë për të parandaluar abuzimin dhe ngacmimin në platformën e saj.

“Shpërndarja e materialeve private si imazhet dhe videot mund të dhunojnë privatësinë e dikujt dhe të shkaktojë lëndim fizik apo emocional. Keqpërdorimi i tyre mund të prekë këdo, por ka një impakt më të madh mbi gratë, aktivistët, disidentët dhe anëtarët e komuniteteve minoritare”, shkroi Twitter në deklaratë.

Twitter do t’i marrë në konsideratë ankesat kur personi që paraqitet në pamjet e publikuara apo një përfaqësues i tyre, njofton kompaninë. Masa e ndërmarrë synon të neutralizojë praktikën e publikimit të informacioneve private të dikujt, si adresa apo kontakti i tyre celular, gjë e cila ndodh me keqdashje.

Politika nuk do të aplikohet për figurat publike përveçse rasteve kur përfshihen imazhe nudo apo qëllimi i medias është të “ngacmojë, frikësojë apo përdorë frikën për t’i heshtur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat