Bitmart thotë se hakerët vodhën 150 milionë dollarë

Teknologji

Bitmart thotë se hakerët vodhën 150 milionë dollarë

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Hakerët vodhën të paktën 150 milionë dollarë nga shkëmbimi i kriptove Bitmart, tha platforma të hënën.

Sipas CNN, në një deklaratë drejtuar përdoruesve, Bitmart tha se një kontroll fillestar i sigurisë është përfunduar dhe asetet e ndikuara janë identifikuar.

Asetet u vodhën nga dy “portfolë të nxehtë të kriptovalutave”, njëra e vendosur në blockchain-in Ethereum dhe tjetra në Zinxhirin Smart Binance.

Një “portofol i nxehtë” i referohet aseteve kripto që janë të lidhura me internetin dhe më lehtë të qasshme për pronarët sesa “portofotat e ftohta” ‘offline’. Ndërsa mbajtja e kriptomonedhës në një portofol të nxehtë është më e përshtatshme, ekziston një rrezik i shtuar i hakimeve siç është shkelja e Bitmart.

Hakimi u raportua fillimisht nga firma e sigurisë së blockchain dhe analizës së të dhënave Peckshield dhe më vonë u konfirmua nga shefi ekzekutiv i Bitmart, Sheldon Xia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat