Tani mund të blini produkte nëpërmjet TikTok

Teknologji

Tani mund të blini produkte nëpërmjet TikTok

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 23:37
Ilustrim

Rrjeti social TikTok do organizojë, një event shitjesh ditën e mërkurë ku përdoruesit mund të blejnë produkte online. Drejtuesi i kompanisë për Bashkimin Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar Rich Waterworth deklaroi, se tregu online është një mundësi e madhe ku ata po investojnë.

Numri i personave që blejnë produkte në rrjetet sociale ka pësuar rritje në vitet e fundit. Pandemia ndikoi në rritjen e numrit të dyqaneve që shisnin online. TikTok do t’i ofrojë në fillim mundësinë përdoruesve në Mbretërinë e Bashkuar për të blerë produkte online.

Rrjeti social do organizojë një event shitjesh 2 ditor që do drejtohet nga prezantuesi i famshëm britanik Rylan Clark-Neal. Një në katër përdorues kërkon për produkte ose ble një produkt pasi kanë parë një video në Tiktok.

Pronarët e dyqaneve do t’i paguajnë një përqindje rrjetit social për çdo shitje që do bëjnë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat