Samsung ka shitur një milion njësi "The Frame" gjatë vitit 2021

Teknologji

Samsung ka shitur një milion njësi "The Frame" gjatë vitit 2021

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 19:13
Shitjet totale që nga lançimi i The Frame në vitin 2017 pritet të kalojnë dy milionë njësi deri në fund të vitit

Samsung Electronics njoftoi se ka shitur më shumë se një milion njësi të televizorëve 'The Frame' këtë vit, duke e renditur atë të parin në linjën e televizorëve Lifestyle.

Shitjet totale që nga lançimi i The Frame në vitin 2017 pritet të kalojnë dy milionë njësi deri në fund të vitit, të nxitura nga kërkesa e madhe në tregjet e Amerikës së Veriut dhe Evropës.

"The Frame nuk është thjesht një pajisje për të parë televizor, por një produkt që përmirëson hapësirën me dizajnin e tij dhe pasuron jetën e përdoruesve me një koleksion të gjerë arti. Ne vazhdojmë të kërkojmë mënyra për të forcuar ofertat e The Frame, duke gjetur zgjidhje inovative për të kënaqur nevojat dhe dëshirat në zhvillim të përdoruesve. Ne po eksplorojmë gjithashtu partneritete me muze, galeri dhe artistë të rinj për të ofruar një gamë shumë më të gjerë koleksionesh në Art Store”, tha Simon Sung, Zëvendës President Ekzekutiv dhe Shef i Ekipit të Shitjeve dhe Marketingut Visual Display në Samsung.

Dizajni inovativ ndërthuret me formën dhe funksionin

The Frame është modeli më popullor i linjës së televizorëve Lifestyle të Samsung. Që kur u publikua për herë të parë në 2017, dizajni, veçoritë dhe madhësia e The Frame kanë evoluar vazhdimisht, duke reflektuar shijet dhe nevojat e përdoruesve që ndryshojnë.

Ndërsa përdoruesit kanë kaluar më shumë kohë në shtëpi, është rritur kërkesa e tyre për ekrane që shkojnë përtej një pajisjeje shtëpiake dhe që përmirësojnë dizajnin e tyre të brendshëm. The Frame i konvergoi në mënyrë të përsosur këto tendenca për të ofruar një ndërthurje të formës dhe funksionit, duke çuar në rritjen e shitjeve për linjën.

Në vitin 2020, Samsung shtoi teknologjinë QLED për të ofruar imazhe më të gjalla. Ndërsa gjatë vitit 2021, Samsung lançoi një version 85” të The Frame, dhe një kornizë të hollë prej 24,9 mm, pothuajse sa gjysma e gjerësisë së modelit të vitit të kaluar, duke i shtuar elegancën. Kornizat mund të personalizohen dhe të vendosen lehtësisht në një bazë televizori, të montohen në mur për një pamje si në galeri, ose në stendën e studios së publikuar së fundmi.

Përmbajtje e kuruar përmes partneriteteve strategjike në Art Store

Përveç dizajnit të tij unik dhe modern, një element i rëndësishëm i The Frame është Art Store. Kur përdoruesit nuk po shikojnë përmbajtje në The Frame, ata mund të përdorin Ambient Mode për të zgjedhur dhe ekspozuar vepra arti nga biblioteka e madhe e pikturave dhe fotografive të Art Store.

The Frame Art Store ofron mbi 1500 vepra arti nga muzetë dhe galeritë me famë botërore si Muzeu Hermitage në Rusi, Luvri në Francë dhe Muzeu Prado në Spanjë. Nëpërmjet partneriteteve, Samsung ka zgjeruar koleksionin e Art Store për të përfshirë vepra arti unike nga krijuesit e ardhshëm në të gjithë botën, si Magnum Photos, një grup global fotoreporterësh dhe së fundmi, shtëpia kryesore e fotografisë së artit Yellow Korner, për të ofruar vepra arti që marin jetë nga cilësia e figurës QLED të The Frame. Me kurimin e bazuar në AI, versioni 2021 i The Frame analizon shijet e përdoruesve dhe rekomandon vepra të reja arti. Gjithashtu, ky version ofron një kapacitet të rritur të ruajtjes 6 GB krahasuar me versionet e mëparshme që ofronin 500MB. Ai tani mund të ruajë deri në 1200 fotografi në rezolucion 4K, në mënyrë që përdoruesit të mund të zgjedhin më shumë art për të formuar galerinë e tyre të personalizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat