OKB: Pandemia rriti numrin e përdoruesve të internetit

Teknologji

OKB: Pandemia rriti numrin e përdoruesve të internetit

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 07:41
Të dhënat janë bërë publike nga UIT, Bashkimi Ndërkombëtar për Telekomunikacionet, institucion i specializuar i OKB

4.9 miliardë persona kanë aksesuar internetin në vitin 2021 në botë. Shkak për rritjen e numrit të përdoruesve sipas ekspertëve natyrisht është edhe pandemia e Covid-19, krahasuar kjo edhe me shifrat e vitit 2019, që rrjetin e përdorën 4.1 miliardë banorë të Tokës.

Por pavarësisht rritjes se numrit ende sot 2.9 miliardë njerëz të tjerë nuk përdorin rrjetin, ose 37% e popullsisë globale.

Të dhënat janë bërë publike nga UIT, Bashkimi Ndërkombëtar për Telekomunikacionet, institucion i specializuar i OKB. Sipas organizatës do të punohet ende fort që të zgjerohet edhe më shumë aksesi ndaj rrjetit edhe në këtë pjesë prej 37% që janë endë jashtë.

Pavarësisht se pandemia rriti numrin e përdoruesve, edhe mes tyre ka diferenca, pasi qindra miliona prej tyre e kanë përdorur më rrallë, apo me pajisje jo personale dhe më lidhje jo të shpejtë.

Ndërsa ndër ata që nuk kanë akses aspak tek linja, janë vende në zhvillim ku problemet kryesore renditen varfëria, mungesa elektricitetit dhe analfabetizmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat