Brenda klinikës që kuron njerëzit e varur nga lojërat elektronike

Teknologji

Brenda klinikës që kuron njerëzit e varur nga lojërat elektronike

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 06:38
Foto ilustrim

Për Stefanin dhe Luizën jetesa mund të jetë e vështirë me djalin e tyre 16 vjeçar Aleks. Dëshira e Aleks për të luajtur lojëra si Counter-Strike në orët e vona të natës ka shqetësuar familjen e tij ndër vite. Ai së fundmi është diagnostikuar dhe me autizëm.

Aleks po trajtohet, për varësinë ndaj videolojërave në një klinikë shtetërore që nga fillimi i vitit raporton “BBC”. Luiza mendon, që trajtimi për djalin e saj nuk po funksionon por po ndihmon pjesën tjetër të familjes. Ajo tha, që i ka ndihmuar shumë bashkëbisedimi me prindërit e fëmijëve që kanë të njëjtat probleme si djali i saj.

Klinika ku kurohet Aleks për varësinë e tij është hapur dy vjet më parë. Shumë prej pacientëve kanë kërcënuar se do të vetëvriten nëqoftëse i’u ndalohet hyrja në lojërat elektronike.

Njerëzit që janë, të varur nga lojërat elektronike e kanë shumë të vështirë të kontrollojnë emocionet e tyre dhe vuajnë nga pagjumësia. Drejtoresha e klinikës Becky Harris deklaroi, që kanë trajtuar 200 pacientë gjatë vitit 2021 dhe shumica e pacientëve kanë qenë meshkuj. Klinika ka trajtuar pacientë nga mosha 12 vjeç deri në moshën 60 vjeç.

Klinika është i vetmi institucion shëndetësor shtetëror, që ofron këtë shërbim në Mbretërinë e Bashkuar dhe për këtë arsye i trajton pacientët e saj dhe nëpërmjet shërbimit të video chat-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat