Meta do të diskutojë sigurinë e fëmijëve që përdorin teknologjinë Oculus

Teknologji

Meta do të diskutojë sigurinë e fëmijëve që përdorin teknologjinë Oculus

Më: 12 janar 2022 Në ora: 06:21
Foto ilustrim

Zyra e Komisionerëve të Informacionit (ICO) do të flasë me Meta-n se si biznesi i tij i realitetit virtual (VR), Oculus, përputhet me “kodin e fëmijëve” të këtij rregullatori.

Sipas BBC, kodi synon të sigurojë që shërbimet ‘online’ që mund të kenë qasje fëmijët të jenë të përshtatshme për ta.

Një grup fushatash së fundmi gjeti prova të ngacmimit të moshave nën 18-vjeçare në një aplikacion të njohur të bisedës VR të palëve të treta.

Meta thotë se po punon për zbatimin e kodit me ICO-n.

“Ne jemi të përkushtuar të përmbushim detyrimet sipas kodit dhe t’u ofrojmë të rinjve përvoja të përshtatshme për moshën”, tha kompania.

Përdoruesit e Oculus duhet të jenë mbi 13 vjeç dhe udhëzimi i firmës thotë: “Të rriturit duhet të monitorojnë fëmijë e tyre në mënyrën se si përdorin pajisjet Oculus”. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat