Facebook përballet me një gjobë prej 3.2 miliardë dollarëve

Teknologji

Facebook përballet me një gjobë prej 3.2 miliardë dollarëve

Më: 14 janar 2022 Në ora: 20:07
Meta Platforms

Meta Platforms, e cila zotëron Facebookun, po përballet me një ndëshkim të mundshëm nga Britania e Madhe.

Pas akuzave se Facebooku po abuzon me pozicionin e tij në treg për të mbledhur dhe përdorur të dhënat personale të 44 milionë përdoruesve, Meta Platforms po përballet me një padi nga Britania e Madhe.

Organi britanik FCA, në emër të të gjithë banorëve të këtij vendi që kanë përdorur Facebookun në periudhën 2015-2019, po përgatit një çështje që do të çohet në gjykatë.

Facebook akuzohet se ka fituar miliarda paund duke vendosur kushte të padrejta ndaj përdoruesve, duke u kërkuar atyre të dorëzojnë të dhënat e tyre personale të vlefshme.

Theksohet se platforma grumbullonte të dhëna personale të përdoruesve përmes veglës Facebook Pixel, e cila u mundësoi reklamuesve të ndiqnin zakonet e përdoruesve të tyre.

Facebook, nga ana tjetër, pretendon se njerëzit i përdornin shërbimet e tij sepse u siguronte atyre vlerën për para dhe duke shtuar se kompania ka një kontroll të konsiderueshëm mbi informacionin që ndahet në platformat Meta dhe me kë ndahet.

Facebook, ose Meta Platforms, mund të përballet me një gjobë prej 3.2 miliardë dollarë nga Britania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat