Kujdes nga këto SMS në WhatsApp që po qarkullojnë me shpejtësi

Teknologji

Kujdes nga këto SMS në WhatsApp që po qarkullojnë me shpejtësi

Më: 22 janar 2022 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Përdoruesit e rrjeteve sociale dhe platformave të fuqishme të komunikimit shpesh herë vijojnë të bien pre e sulmeve kibernetike për vjedhjen e të dhënave private online.

Një gjë e tillë ka prekur edhe një prej aplikacioneve më të përdorura të komunikimit, WhatsApp Messenger, tek i cili së fundmi po qarkullon një mesazh.

Dyshohet se janë disa pirate kibernetike që futen në të dhënat e platformës që konsiderohet më e shkarkuara për komunikimet me zë dhe mesazhe, dhe bllokojnë aksesin.

Por si funksionon kjo mënyrë e re për të bllokuar aksesin nëpër e platformës WhatsApp?

Një sms vjen në kutinë tuaj të mesazheve të celularit, i cili sjell një kod me gjashtë shifra të ndryshme, që kryesisht shërben për të verifikuar llogarinë e aplikacionit.

Image
Mesazhi

Pak sekonda më vonë në aplikacionin Whatsapp vjen një mesazh i dytë, kësaj here në gjuhën shqipe. Është kryesisht një mesazh automatik që vjen nga numra celulari shqiptar, të cilët fatkeqësisht kanë rënë pre e hakimit.

Përmes këtij mesazhi i kërkohet përdoruesit që kodin me gjashtë shifra të mbërritur në kutinë e mesazheve t’ia kalojnë me pretendimin se është ngatërruar numri. Përdoruesit, duke mos menduar më të keqen, e dërgojnë këtë kod gjashtë shifror dhe brenda pak minutash humbasin aksesin e numrit të tyre në llogarinë Whatsapp. (Mesazhi me poshte)

2: Përshëndetje, më falni, ju kam dërguar një kod 6 shifror me SMS gabimisht, mund të ma dërgoni ju lutem? Eshte urgjente??’

Në 24 orët e fundit, kjo mënyrë hakimi është shpërndarë gjithandej kryesisht në Tiranë, çfarë ka shqetësuar jo pak përdoruesit. Prandaj, nëse edhe ju keni fatin e keq të bëheni pre e një mesazhi të tillë, më e mira e mundshme është injorimi pa asnjë përgjigje, duke refuzuar dërgimin e kodit gjashtë shifror.

Në lidhje me rastin ka patur shumë denoncime në Policinë e Shtetit, ndërsa bëhet me dije se krimi kibernetik po punon për të zbuluar kush fshihet pas. Po ashtu, edhe Prokuroria ka filluar një hetim, me synim mbrojtjen e të dhënave personale të përdoruesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat