Microsoft tregon se cili sistem operativ po mirëpritet – Windows 10 apo Windows 11

Teknologji

Microsoft tregon se cili sistem operativ po mirëpritet – Windows 10 apo Windows 11

Më: 28 janar 2022 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Në një postim në faqen zyrtare, Microsoft komentoi performancën e sistemit operativ Windows gjatë dy viteve të fundit.

Aktualisht ka më shumë se 1.4 miliard përdorues aktivë mujorë të Windows 10 dhe 11 në mbarë botën. Gjithashtu, koha e kaluar në Windows është rritur me 10 për qind krahasuar me periudhën para pandemisë.

Mesatarisht, njerëzit shpenzojnë 40 për qind më shumë kohë në kompjuterët e tyre Windows 11 sesa në pajisjet Windows 10.

“Windows 11 u prit mirë nga përdoruesit dhe në saje të përditësimit falas, dy herë më shpejtë u pranua prej klientëve sesa Windows 10”, njoftoi kompania amerikane.

Kompania gjithashtu pretendon se Windows 11 ka rezultatin më të lartë të kënaqësisë së klientit në krahasim me çdo Windows tjetër deri më sot.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat