Meta do të debutojë me Facebook News edhe në Francë

Teknologji

Meta do të debutojë me Facebook News edhe në Francë

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Që nga e marta (15 shkurt), Facebook do të ofrojë shërbimin e lajmeve Facebook News edhe në Francë.

Siç është bërë e ditur, ky shërbim duhet të garantojë, siç është thënë, një shikueshmëri më të mirë mediatike dhe një përgjigje ndaj akuzave për dezinformim ndaj rrjetit social.

Shërbimi fillimisht do të kufizohet në një numër më të vogël të përdoruesve francezë të Facebook dhe deri në maj duhet të shtrihet për të gjithë përdoruesit në Francë, ka thënë Meta.

“Përveç lajmeve klasike në Facebook, Facebook News është një vend ku do të transmetohet ekskluzivisht informacioni nga burime të verifikuara, sepse do të prodhohet nga media reale”, ka bërë të ditur Jesper Doub, drejtor i partneriteteve mediatike për Evropën në Meta.

Franca bëhet kështu vendi i pestë që hap Facebook News, pas Shteteve të Bashkuara në fund të 2019, Mbretërisë së Bashkuar në janar 2021, Gjermanisë në maj dhe Australisë në gusht.

Nisja e Facebook News në Francë është e mundur falë nënshkrimit të një kontrate me Shoqatën e Medias së Informacionit të Përgjithshëm (APIG), të cilën Facebook e raportoi në tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat