Twitter do të zgjerojë funksionin “Safety Mode”, lejon përdoruesit të bllokojnë përkohësisht llogaritë që dërgojnë postime të dëmshme ose abuzive

Teknologji

Twitter do të zgjerojë funksionin “Safety Mode”, lejon përdoruesit të bllokojnë përkohësisht llogaritë që dërgojnë postime të dëmshme ose abuzive

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Twitter do të zgjerojë funksionin e tij “Safety Mode”, i cili lejon përdoruesit të bllokojnë përkohësisht llogaritë që dërgojnë postime të dëmshme ose abuzive.

Sipas mediave të huaja, sistemi do të “sistemojë” llogaritë që përdorin komente urrejtjeje, ose ato që “bombardojnë” njerëzit me komente të padashura dhe do t’i bllokojë ato për shtatë ditë.

Gjysma e përdoruesve të platformës në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Kanada, Australi, Zelandën e Re dhe Irlandë tani do të kenë qasje në këtë veçori.

Dhe tani ata mund të përdorin një veçori shoqëruese të quajtur “Proactive Safety Mode”.

Kjo do të identifikojë në mënyrë proaktive përgjigjet potencialisht të dëmshme dhe do t’i shtyjë njerëzit të marrin në konsideratë aktivizimin e modalitetit.

Ndryshe Twitter ka punuar shumë për t’u marrë me abuzimin dhe ngacmimin në platformën e tij dhe tani përballet me një shqyrtim më të ngushtë nga rregullatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat