Zhvilluesi i video-lojës CyberPunk 2077 ndal të gjitha shitjet në Rusi dhe Bjellorusi

Teknologji

Zhvilluesi i video-lojës CyberPunk 2077 ndal të gjitha shitjet në Rusi dhe Bjellorusi

Më: 4 mars 2022 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Zhvilluesi dhe publikuesi i video-lojërave CD PROJEKT me bazë në Poloni, ka lajmëruar se do të ndal të gjitha shitjet në Rusi dhe Bjellorusi.

Publikuesi i lojërave si ‘The Witcher’ dhe ‘Cyberpunk 2077’, ka njoftuar se do të ndalojë të gjithë biznesin në Rusi dhe Bjellorusi, duke përfshirë shitjet e aksioneve të lojërave fizike dhe lojërave dixhitale të shitura përmes platformës së saj të dyqaneve për PC “GOG”.

Ky vendim vjen pas thirrjes së zëvendës-kryeministrit të Ukrainës që PlayStation dhe Xbox të largohen nga tregu rus.

Në deklaratën e tyre kompania CD PROJEKT ka shkruar se do ta ndalojë shitjen në Rusi dhe Bjellorusi.

“Në dritën e pushtimit ushtarak rus në vendin tonë fqinj, Ukrainën, deri në njoftimin e mëtejshëm, CD Projekt Group ka marrë vendimin për të ndaluar të gjitha shitjet e lojërave tona në Rusi dhe Bjellorusi”.

“Sot, ne fillojmë të punojmë me partnerët tanë për të pezulluar shitjet dixhitale dhe për të ndërprerë dërgesat fizike të produkteve të CD Projekt Group, si dhe të gjitha lojërat e shpërndara në platformën GOG, në territoret e Rusisë dhe Bjellorusisë”, thuhet në njoftim.

Video-loja Cyber Punk 2077 numëron rreth 27 mijë lojtarë aktiv në orët e fundit në platformën STEAM, ndërsa The Witcher 3 numëron rreth 30 mijë lojtarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat