Përdoruesit në mbarë botën raportojnë probleme me aplikacionin TikTok

Teknologji

Përdoruesit në mbarë botën raportojnë probleme me aplikacionin TikTok

Më: 10 mars 2022 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Aplikacioni TikTok nuk po punon për mijëra përdorues në mbarë botën.

Problemet me këtë aplikacion janë raportuar në uebsajtin DownDetector, që monitoron ndërprerjet në shërbimet e njohura ‘online’.

Përveç kësaj, njerëzit kanë postuar statuse në rrjetin social Twitter lidhur me problemet e përdorimit të TikTok-ut.

Siç bëhet e ditur, gati gjysma (49 për qind) e përdoruesve të prekur thanë se problemi qëndronte me të gjithë aplikacionin, derisa 25 për qind raportuan një problem me feed-in e tyre. 25 për qind e mbetur fajësoi një lidhje serveri.

“Çfarë po ndodh në TikTok, nuk po shoh videot e miqve të mi dhe po thotë që nuk kam asnjë video të publikuar kur në fakt i kam”, shkroi një përdorues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat