Netflix po teston mënyra të reja për të ndaluar veprimtarinë e ndarjes së fjalëkalimeve me përdorues të jashtëm

Teknologji

Netflix po teston mënyra të reja për të ndaluar veprimtarinë e ndarjes së fjalëkalimeve me përdorues të jashtëm

Më: 17 mars 2022 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Netflix njoftoi të mërkurën se po teston mënyra të reja për të ndaluar ndarjen e fjalëkalimeve midis përdoruesve të jashtëm në platformën e tij, duke përfshirë një veçori të re që do t’u kërkojë përdoruesve të paguajnë një tarifë shtesë për ta lejuar këtë.

“Derisa (profile veçmas dhe transmetime të shumta) kanë qenë jashtëzakonisht të aplikuara, ato gjithashtu kanë krijuar një konfuzion rreth asaj se kur dhe si mund të ndahet Netflix”, tha në një deklaratë Chengyi Long, drejtor i inovacionit të produkteve në Netflix.

“Si rezultat, llogaritë po ndahen midis familjeve – duke ndikuar në aftësinë tonë për të investuar në TV dhe filma të rinj të mrekullueshëm për anëtarët tanë”.

Netflix do të kryejë testet e para në Kili, Costa Rica dhe Peru, ku abonentët do të marrin njoftime në lidhje me aftësinë e tyre për të shtuar një shikues shtesë në llogarinë e tyre për një çmim të zbritur: 2,380 CLP në Kili (që i bie 2.70 euro), 2.99 USD në Costa Rica (2.71 euro) dhe 7.9 PEN në Peru (1.92 euro).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat