TikTok po teston veçorinë për “historinë e përmbajtjeve”

Teknologji

TikTok po teston veçorinë për “historinë e përmbajtjeve”

Më: 30 mars 2022 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Nuk mund ta gjeni videon në TikTok të cilën e keni parë, por keni harruar ta ‘pëlqeni’?

Epo, një lajm i mirë: aplikacioni mund të jetë gati të aplikojë një veçori të “historisë së shikimit” të stilit YouTube për t’u siguruar që të mos humbisni gjurmët e videove që shikoni.

TikTok duket se po teston idenë për disa përdorues duke i lejuar ata të gjejnë video nga faqja e tyre ‘For You’ që nuk patën mundësi t’i ruanin,.

Në fund të fundit, gjetja e një TikTok që keni harruar ta ruani mund të jetë pothuajse e pamundur me rrjedhën e vazhdueshme të përmbajtjes së aplikacionit.

Rifreskimi aksidental i faqes tuaj ‘For You’ mund të nënkuptojë humbjen e asaj recete të përsosur që mund të betoheni se mund të ndryshojë jetën tënde. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat