WhatsApp do t’ju mundësojë fshehjen e statusit “last seen”, nga persona të caktuar që i keni në listën e kontakteve

Teknologji

WhatsApp do t’ju mundësojë fshehjen e statusit “last seen”, nga persona të caktuar që i keni në listën e kontakteve

Më: 18 prill 2022 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

WhatsApp aktualisht po teston opsionin që mundëson fshehjen e statusit “last seen” nga kontakte të caktuara të përdoruesve, e do të jetë i qasshëm në pajisjet me sistem operativ Android dhe iOS.

WhatsApp tashmë ka filluar me futjen e emoji “reaction”, e së shpejti do të implementoj edhe një opsion tjetër.

Fjala është për opsionin që do t’ju mundësojë përdoruesve që nga kontakte të caktuara të fshehin statusin e tyre “last seen”.

Statusi “last seen” tregon kur përdoruesi për herë të fundit ka kontrolluar/përdorur këtë aplikacion.

Deri më tani WhatsApp i ka mundësuar përdoruesve t’ua kufizojë “pamjen” në statusin “last seen” të gjithë kontakteve sikurse edhe ta fik plotësisht – por së shpejti do t’ju mundësojë kontakteve të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat