HBO ka gati 77 milionë përdorues

Teknologji

HBO ka gati 77 milionë përdorues

Më: 22 prill 2022 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

HBO dhe HBO Max kishin 76.8 milionë abonentë në fund të tremujorit të parë të vitit 2022, raportoi të enjten ish-kompania mëmë AT&T.

Kjo shënon një rritje prej 3 milionë abonentësh nga tremujori i kaluar dhe një rritje prej 12.8 milionë nga viti në vit.

Lajmi vjen menjëherë pasi Netflix raportoi humbjen e parë të abonentëve në më shumë se një dekadë.

Netflix ka rreth 222 milionë familje që paguajnë platformën por vlerëson se 100 milionë familje po ndajnë fjalëkalime.

Netflix ka shpalosur planet për të prezantuar reklamat si një mënyrë për të vënë në dispozicion një plan abonimi më të lirë për shikuesit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat