Elon Musk bleu Twitter-in, po tani?

Teknologji

Elon Musk bleu Twitter-in, po tani?

Nga: The Economist Më: 26 prill 2022 Në ora: 16:32
Elon Musk

Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, e ka përshkruar Twitter-in si “sheshin de facto publik të qytetit”.  Ai madje tha se po mendon seriozisht për të krijuar një platformë të re sociale. Miliaderi nuk ndau ndonjë specifikë se si do të dukej apo si do të funksiononte platforma që po mendon të krijojë.

CEO i Tesla dhe SpaceX bëri këtë deklaratë pasi pretendon se Twitter nuk lejon fjalën e lirë.

Musk tha: “Duke pasur parasysh se Twitter shërben si sheshi publik de facto i qytetit, dështimi për t’iu përmbajtur parimeve të fjalës së lirë minon rrënjësisht demokracinë.

Dhe tani pas bleu platformën, ai mund ta realizojë diçka të tillë.

Më 25 prill ai arriti një marrëveshje për të blerë Twitterin në atë që pritet të jetë një nga blerjet më të mëdha në histori. Musk, shefi i kompanive, duke përfshirë Tesla, një prodhues makinash, dhe SpaceX, një firmë e hapësirës ajrore, bleu platformën për 44 miliardë dollarë.

Ai mblodhi pjesën më të madhe të parave vetë, përkatësisht 21 miliardë dollarë dhe  mori një hua prej 12.5 miliardë dollarësh kundrejt aksioneve të tij në Tesla. Twitter nuk është një biznes shumë tërheqës. Me 217 milionë përdorues në ditë, ka më pak përdorues se Facebook, rrjeti social më i madh në botë.

Por çmimi i aksioneve të tij është rritur për vite me rradhë. Në fakt Musk nuk është i interesuar për Twitterin si biznes. “Nuk më intereson aspak ekonomia,” tha ai në një konferencë në fillim të këtij muaji.

 “Unë mendoj se të zotërosh një platformë publike që është maksimalisht e besueshme dhe gjerësisht gjithëpërfshirëse është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e qytetërimit.”

Ai madje u tregua shumë i gatshëm për të shpenzuar një pjesë të madhe të pasurisë së tij për të blerë Twitterin. Një dekadë më parë, drejtuesit e Twitterit thanë me shaka se kompania ishte “fjala e lirë një partie”.

Por presidenca e Donald Trump dhe pandemia e Covid-19 e bindi kompaninë (dhe shumicën e rrjeteve të tjera sociale) se liria e fjalës kishte disa të meta. Trump u pezullua përfundimisht nga Twitter, si dhe Facebook, YouTube dhe disa rrjete të tjera sociale pas trazirave të Kapitolit në janar të 2021.

Keqinformimet rreth Covid-it dhe subjekteve të tjera u fshinë. Në gjysmën e parë të vitit 2021, Twitter fshiu 5.9 milionë postime, nga 1.9 milionë dy vite më parë. Në të njëjtën periudhë u pezulluan 1.2 milionë llogari, një rritje nga 700,000.

Si mund t’i ndryshojë gjërat Musk?

Ai ka thënë se do të bëjë publik kodin e Twitter-it, duke përfshirë algoritmin e rekomandimit, në një përpjekje për të qenë më transparent. Ai madje ka propozuar që të gjitha llogaritë të verifikohen.

Sipas një sondazhi në Amerikë nga YouGov, 54% e republikanëve mendonin se blerja e Twitterit nga  Musk do të ishte diçka pozitive për shoqërinë, ndërsa vetëm 7% e demokratë ishin dakord.

Meqenëse përdoruesit e Twitterit janë shumica demokratë, plani i tij mund të dështojë. Edhe përdoruesit apolitikë mund të mos e pëlqejnë imazhin e ri të Twitter. Qasja e re eliminon ngacmimin dhe  abuzimin por mund të krijojë një përvojë të pakëndshme në rrjetet sociale.

Rrjetet sociale që kishin synimin për të lejuar çdo gjë të ligjshme, si Parler dhe Gettr, shtuan masat pasi përhapjes së racizmit dhe pornografisë. Nëse Twitter do të ndiqte një linjë puriste për fjalën e lirë, ata që do të fitonin mund të ishin rivalët e tij, sipas Evelyn Douek, një eksperte në Shkollën Juridike të Harvardit.

Deri më tani, rrjetet kryesore sociale kanë miratuar politika përafërsisht të ngjashme për përmbajtjen e aplikacionit. Musk nuk e ka pasur kurrë problem të jetë në faqet kryesore të lajmeve. Bojkotet nga reklamuesit, të cilët sigurojnë pothuajse të gjitha të ardhurat e Twitterit, mund të mos e shqetësojnë atë.

Por aplikacioni i Twitter-it mbështetet nga reklamat në dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google; të dy e pezulluan Parlerin pas trazirave të Kapitolit. Qeveritë po forcojnë gjithashtu ligjet  për fjalën e lirë në internet. Më 23 prill, Bashkimi Europian njoftoi se kishte rënë dakord për miratimin e  Aktit të ri të Shërbimeve Digjitale, i cili do t’i detyrojë rrjetet sociale që të monitorojnë nga afër platformat e tyre.

Britania po përgatit një projekt-ligj ende më të rreptë për sigurinë në internet. Twitter paraqiti 43,000 kërkesa për heqjen e përmbajtjes bazuar në ligjet lokale në gjysmën e parë të 2021, më shumë se dyfishi i numrit dy vite më parë.

Një pyetje tjetër është nëse Musk do të arrijë t’u përmbahet parimeve të tij. Rrjetet sociale përballen me një konflikt të interesit kur njerëzit që miratojnë politikat e moderimit janë po aq përgjegjës për rritjen e platformës, shton Douek.

A do të ndikohet qasja e Musk ndaj fjalës së lirë nga shumë interesa të tjera të tij?

Tesla, për shembull, shpreson të zgjerojë aksesin më shumë në Kinë, por si përdorues i Twitter-it, Musk e ka përdorur platformën edhe në shenjë hakmarrjeje.

Ai u padit (pa sukses) pasi sulmoi një armik të tij në rrjetet sociale duke e quajtur “pederast”. Javën e kaluar, pas një konflikti me Bill Gates, ai postoi një foto jo shumë të përshtatshme të themeluesit të Microsoft.

Musk këmbëngul se si CEO i platformës ai do të jetë i paanshëm.

“Shpresoj që edhe kritikët e mi më të këqij të kenë Twitter, sepse kjo është ajo që do të thotë liria e fjalës,” shkroi ai në Twitter më 25 prill, pak përpara se bordi i kompanisë të pranonte ofertën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat