Twitter po teston Circle, një opsion postimesh për ‘njerëzit e përzgjedhur’

Teknologji

Twitter po teston Circle, një opsion postimesh për ‘njerëzit e përzgjedhur’

Më: 4 maj 2022 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Twitter ka filluar testimin e opsionit “Circle” i cili lejon postime për një grup “më të vogël” njerëzish deri në 150 persona.

Sipas mediave të huaja, opsioni “Circle” (Rrethi) është i ngjashëm me listën e miqve të ngushtë në Instagram.

Kështu, kur një përdorues bën një postim vetëm për “Rrethin” e tij, vetëm një grup i zgjedhur njerëzish mund t’i shohin dhe t’u përgjigjen postimeve.

Dhe Twitter ka tashmë një faqe të re të Qendrës së Ndihmës që shpjegon gjithçka rreth opsionit/listës së “Rrethit”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat