Qualcomm ka shtyrë prodhimin e çipave të ardhshëm premium

Teknologji

Qualcomm ka shtyrë prodhimin e çipave të ardhshëm premium

Më: 8 maj 2022 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Është supozuar që Qualcomm mund të nxjerrë në shitje çipin Snapdragon 8 Gen 1+ gjatë muajit maj, por tani theksohet se kjo nuk do të ndodhë.

Sipas Digital Chat Station, i cili është kryesisht i saktë kur bëhet fjalë për thashethemet e këtij lloji, platforma Snapdragon 8 Gen 1+ ka shumë të ngjarë të shihet gjatë gjysmës së dytë të vitit.

Arsyeja është situata aktuale me pandeminë e coronavirusit në Kinë.

Ai gjithashtu thekson se Lenovo dhe Qualcomm kanë një bashkëpunim të mirë, gjë që tregon se telefoni i parë me chipset të ri mund të jetë Motorola Edge 30 Ultra. Dihet se Edge 30 Pro ishte telefoni i parë që përdori çipin Snapdragon 8 Gen 1.

Emri Snapdragon 8 Gen 1+ është ende një sugjerim, dhe çipi pritet të ketë një GPU të përmirësuar, ndërsa CPU do të mbetet i njëjtë me modelin aktual.

Do të ketë një bërthamë të fuqishme Cortex-X2, tre Cortex-A710 për performancën dhe katër bërthama efikase Cortex-A510. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat