Më 14 maj organizohet konferenca ‘DevCon’ nga komuniteti i IT-së

Teknologji

Më 14 maj organizohet konferenca ‘DevCon’ nga komuniteti i IT-së

Më: 10 maj 2022 Në ora: 13:12
Më 14 maj organizohet konferenca ‘DevCon’ nga komuniteti i IT-së

DevCon po vjen sërish! Për herë të dytë, konferenca ndërkombëtare në sektorin e teknologjisë së informacionit me theks të veçantë në web dhe aplikacione mobile, do të mbahet me datë 14 maj, me pjesëmarrje falas.

DevCon, organizuar nga Melon dhe Frakton, kompani me reputacion në Kosovë, Maqedoni dhe Bullgaria, është konferencë ndërkombëtare e krijuar “nga komuniteti, për komunitetin”, duke i’u mundësuar profesionistëve lokal dhe ndërkombëtar nga sektori i IT-së që të lidhen, shoqërohen dhe të ndajnë njohuritë rreth trendëve të fundit në zhvillimin e web-it dhe aplikacioneve mobile.

Për edicionin 2022, shtatë folës do thellohen në tema të ndryshme dhe do t’i sjellin ato para komunitetit për diskutim.

Do t’i dëgjojmë folës nga Maqedonia, Bojan Boznovski, Marko Velichkovski, Stefan Janev dhe Lazar Nokolov, gjithashtu Radu Micu nga Britania e Madhe, Etrit Tahirin nga Kosova, si dhe Vanelina Janakieva nga Bullgaria.

“Pas 2 vitesh pauzë për shkak të pandemisë, jemi te emocionuar t’i kthehemi formatit live të eventit i cili është i dedikuar për t’i shpalosur përvojat e komunitetit ballë per ballë në vend që të kaloj përmes opsioneve online. Ne do t’i ndajmë njohuritë dhe përvojat tona të cilat do te jenë të aplikueshme nga dita e nesërme e punës. Përveç diskutimit cilësor, një nga simbolet e DevCon është shoqërimi jo formal, kësisoj mezi presim ngjarjen e këtij viti”, drejtori i Teknologjisë në Melon, tha Petar Bakovski.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat