Team Spirit mposht ekipin brazilian FURIA, për të siguruar gjysmëfinalen në PGL Antwerp Major CS:GO

Teknologji

Team Spirit mposht ekipin brazilian FURIA, për të siguruar gjysmëfinalen në PGL Antwerp Major CS:GO

Më: 19 maj 2022 Në ora: 23:43
Team Spirit

Spirit ka befasuar ekipin FURIA, duke e mposhtur në dy mapa, për të siguruar një vend në gjysmëfinale të PGL Antwerp Major.

Ndeshja e zhvilluar në formatin ‘Bo3’ gjatë gjithë kohës ishte në kontroll nga ekipi Spirit, ku të gjithë lojtarët treguan lojë fantastike, për ta eliminuar ekipin FURIA.

Në mapin e parë ‘Vertigo’ rezultati ishte më i ngushtë, ku në fund Spirit arriti ta mbyll me rezultat 16:12, ndërsa në mapin e dytë ‘Ancient’, Spirit dominoi plotësisht duke fituar 16:8, dhe duke e përmbyllur ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa, dhe duke siguruar vendin në gjysmëfinale të PGL Antwerp Major.

Lojtari më i vlefshëm gjatë kësaj ndeshje ishte 19 vjeçari, Pavel ‘s1ren’ Ogloblin, me 45 eliminime dhe 32 herë i eliminuar, me vlerësimin nga HLTV 1.32.

Ndeshjen e gjysmëfinales, Spirit do ta zhvillojë ditën e shtunë, kundër ekipit numër një të botës FaZe.

Formacioni i ekipit Team Spirit:

Pavel ‘s1ren‘ Ogloblin

Abdul ‘degster‘ Gasanov

Leonid ‘chopper‘ Vishnyakov

Boris ‘magixx‘ Vorobiev

Robert ‘Patsi‘ Isyanov

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat