U raportua se i dyshuari për sulmin në shkollën e Teksasit postoi në Facebook para se të niste sulmin – reagon Meta

Teknologji

U raportua se i dyshuari për sulmin në shkollën e Teksasit postoi në Facebook para se të niste sulmin – reagon Meta

Më: 25 maj 2022 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Guvernatori i Teksasit ka deklaruar se sulmuesi kishte postuar tre herë në Facebook para sulmit.

Sipas medieve të huaja, guvernatori Greg Abbott tha se i dyshuari shkroi se ai po planifikonte të qëllonte gjyshen e tij, pastaj shkroi se e kishte bërë atë, dhe përsëri shkroi se do të sulmonte një shkollë fillore – rreth 15 minuta përpara se të kryej sulmi.

Meta, kompania mëmë e Facebook, ka lëshuar një deklaratë ku sqaron se postimi i të armatosurit nuk ishte publik.

“Mesazhet që Guvernatori Abbott përshkroi ishin mesazhe private tekstuale një-për-një që u zbuluan pasi ndodhi tragjedia e tmerrshme”, tha kompania me bazë në Kaliforni në një deklaratë.

Meta shtoi se po “bashkëpunonte ngushtë” me hetuesit.

Çfarë tha guvernatori?

Sipas guvernatorit Abbott, personi i armatosur vendosi tre postime në Facebook-un e tij përpara sulmit.

Në të parin, rreth 30 minuta më parë, ai shkroi: “Do të qëlloj gjyshen”.

Në postimin e dytë ai konfirmoi se e kishte bërë këtë.

Në postimin e tretë, rreth 15 minuta para se të fillonte sulmi i tij në shkollë, i dyshuari njoftoi se do të qëllonte një shkollë fillore, thotë Abbott.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat