Instagrami ndryshon logon dhe fontin e shkronjave

Teknologji

Instagrami ndryshon logon dhe fontin e shkronjave

Më: 29 maj 2022 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Instagrami po bën një “freskim vizual” – përkatësisht po ndryshon logon dhe fontin e shkronjave si dhe shpërndarjen e reklamave nëpër tërë ekranin.

Siç kanë bërë të ditur nga kjo kompani, dizajni i ri e vë përmbajtjen në qendër me fokus të veçantë – thjeshtësinë.

Gjatë dizajnimit qëllimi ishte që fonti të jetë në aspektin global i qasshëm, dhe një gjë e tillë është arritur falë partnerit me ekspertë të gjuhës nga e mbarë bota.

Madje kjo lëvizje nga Instagram është paralajmëruar kohë më parë, dhe tani mbetet të shihet se si do të pritet nga përdoruesit e kësaj platforme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat