Google Assistant së shpejti do të identifikojë zërin e përdoruesit

Teknologji

Google Assistant së shpejti do të identifikojë zërin e përdoruesit

Më: 31 maj 2022 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Përmes analizës së aplikacionit të Google për Android, janë zbuluar planet potenciale të kompanisë që do të avancojnë asistentin virtual Google Assistant.

Edhe pse APK nuk jep gjithmonë informacione precize, është interesant të shihet sesi hapi i ri i madh i Google avancon asistentin virtual.

Sistemi do të mund të analizojë zërin e përdoruesit, e në këtë mënyrë do të përshpejtojë përgjigjen me precizititet, pasi që zëri i përdoruesit dhe përdorimi i fjalëve do të identifikohen nga Google Assistant.

Asistenti do të ketë qasje në serverët e Google, ku do të analizojë bisedat e përdoruesve. Funksioni sigurisht do të mundësojë avancimin, identifikimin e komandave dhe emrave të kontakteve.

Megjithatë, për shkak të brengës së privatësisë, besohet që Google do të ofrojë opsionin për fikjen e identifikimit të zërit – nëse përdoruesi nuk dëshiron që zëri i tij të memorizohet diku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat