Meta shton në Messenger “tabin” e ri për audio dhe video thirrje

Teknologji

Meta shton në Messenger “tabin” e ri për audio dhe video thirrje

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Aplikacioni Messenger i kompanisë Meta, po prezanton një mënyrë shumë të njohur për realizimin e audio dhe video thirrjeve tek përdoruesit në mbarë botën.

Tani ndryshimi i dizajnit do t’i mundësojë përdoruesve të gjejnë më lehtë tastierën për thirrje.

Meta po shton “tabin” për thirrjet audio dhe video në kuadër të “barit” funksional në fund të aplikacionit. “Tabi” i ri do të shfaqet përkrah atyre si “Chats”, “Stories” dhe “People”, kurse do të hap listën e numrave kontaktues.

Bëhet fjalë për një ndryshim suptil, e në pyetje është një lëvizje që Meseengerin do ta bëjë aplikacionin për dërgimin dhe pranimin e video dhe audio thirrjeve në stilin e WhatsApp.

Sipas kumtesës së kompanisë Meta, video dhe audio thirrjet në kuadër të Messengerit kanë shënuar një rritje prej 40 për qind nga fillimi i vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat